Një sasi lëndë shpërthyese ishte vendosur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në pragun e banesës së një punonjësi të SHISH në qytetin e Burrelit. Lënda eksplozive shpërtheu rreth orës 23:00 në lagjen “Partizani” duke shkaktuar panik tek banorët e një pallati në bllokun e banimit të quajtur “Katrori”.
Për fat të mirë në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur asnjë njeri, pasi punonjësi i Shërbimit Informativ nuk ndodhej aty bashkë me familjen. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme ku janë thyer xhamat e disa banesave në këtë pallat.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet. I pranishëm ishte edhe prokurori i Matit, Abaz Muça.
Punonjësi i SHISH, Alfred Karaj e lidh këtë ngjarje me detyrën, pasi shprehet se nuk ka patur konflikte të tjera.
Nga Tirana kan mbërritur edhe forat antieksploziv për të asistuar në zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e lëndës plasëse apo sasisë që ishte vendosur.