Të moshuarit e Burreli dolën paraditen e kësaj të shtune në Parkun “Mbretëresha Geraldinë” për të shijuar ajrin e pastër pas shumë ditësh qëndrimi brenda në shtëpi.

Shumë prej tyre qëndrimi kaq gjatë brenda katër mureve ishte bërë gati i padurueshëm por me daljen e sotme ata janë qetësuar. Ndonëse a kishin lejen për të dalë të moshuarit u kujdesën për të ruajtur distancimin social.

Të moshuarit shprehen se po e shijojnë këtë dalje pas një kohe shumë të gjatë të qëndrimit në shtëpi.

Sapo akrepat e orës shënuan 11:00, të moshuarit u rikthyen në banesë duke i lënë rrugët bosh.