Që prej ditës së djeshme ka nisur operimin në terren taskforca e ngritur për të monitoruar bizneset në zbatimin e masave anticovid. Inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësorë, të Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit dhe Inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror të Punës po këshillojnë të gjitha bizneset që janë lejuar të vijojnë aktivitetin e tyre në këtë situatë pandemie. Inspektorja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësorë, Hajrie Celami tha se nga e hëna do të nisin masat administrative për çdo subjekt që nuk respekton masat mbrojtëse ndaj koronavirusit. Paralelisht me këtë taskforcë, Bashkia Mat dhe Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Mat, kanë nxjerrë në terren punonjësit e shërbimit social pranë bashkisë dhe Shërbimit Epidemiologjisë e Shërbimit parësor për të shpërndarë broshura informuese qytetarëve dhe bzineseve si të mbrohen nga Covid-19.