Megjithëse që nga Shkurti i vitit 2017 kjo rrugë ka një kontraktor për mirëmbajtje, gjendja mbetet e rëndë në segmentin nga Burreli deri në Skuraj, ndryshe nga ajo çfarë pam një ditë më parë në aksin Klos – Peshkopi apo investimi që po bëhet në segmentin Klos- Burrel. Drejtuesit e mjeteve shprehen se iu duhen 1 orë e 30 minuta për të përshkuar vetëm 36 kilometra rrugë nga Skurajt në Burrel, për shkak të gropave të mëdha në të gjithë aksin.

Emigrantët thonë se çdo vit që vijnë rrugën e gjejnë më keq se viti para ardhës. Ata shprehen se janë të detyruar të vijnë për të vizituar familjarët, ndryshe nuk do të kishin ardhur.

Rruga Skuraj Burrel është pjesë e rrugës nacionale Milot – Peshkopi. Ndonëse në segmentin Burrel – Klos dhe Klos – Dibër është investuar, në segmentin tjetër Burrel – Skuraj rrugë është tepër e amortizuar.