Megjithëse është kthyer në një gangrenë të madhe prej disa muajsh, firma mirëmbajtëse e rrugës nacionale Burrel – Skuraj nuk ka marrë asnjë masë për përmirësimin e gjendjes së këtij aksi. E gjithë rruga është e “pushtuar” nga gropat, duke u kthyer në një makth për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Lënia e gjendjes së rrugës në këtë formë, ka indinjuar drejtuesit e mjeteve të cilët shprehen se gjendja është katastrofë dhe se duhen marrë masa të menjëhershme. Më shumë se 200 mijë banorë të qarkut Dibër përballen me gjendjen e kësaj rruge, ndërsa drejtuesit e mjeteve shprehen se kostoja e kalimit në këtë aks për shkak të amortizimit që pësojnë mjetet është shumë e madhe.
Rruga në fjalë për 36 kilometrash është pjesë e mirëmbajtjes së një fondi 19.2 milion euro për 280 km rrugë. Ndonëse shuma është marramendëse, nuk ka asnjë ndërhyrje efikase nga ana e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e kësaj rruge.