Tregtarët ambulant të frutaperimeve që operonin në tregun në lagjen “Pjetër Budi” u mblodhën sërisht këtë të premte në protestë. Ata u zhvendosën para godinës së Bashkisë Mat, ku kërkuan të rikthehen tek tregu të cilin e kanë frekuentuar prej dy dakadash. Vetë tregtarët thanë se kanë provuar edhe tregun e ri tek ish agjensia, por asnjë qytetar sipas tyre nuk është paraqitur për të blerë produktet e tyre.

Tregtarët thanë se do të vazhdojnë të refuzojnë përdorimin e tregut të ri i cili sipas tyre nuk është i përshtatshëm për ta, por edhe larg për qytetarët e Burrelit.