Rritja e masave drastike nga qeveria për të parandaluar përhapjen e Covid-19 duket se nuk kanë dhënë edhe aq efekt. Megjithëse qytetarëve ju ndalua qarkullimi në këmbë nga ora 10 deri në 16:00 shumë prej tyre nuk e kanë zbatuar. Ka nga ata qytetar të cilët nuk i tremben as ligjit e as koronavirusit. Mbyllja në shtëpi për ta është burgosje pasi nuk kanë mundësi ekonomike të ushqehen.
Por ashpësimit të masave për lëvizjen e qytetarëve në këmbë ka rënë ndesh me lejimin e qëndrimit hapur të dyqaneve të frutaperimeve apo supermarketeve. Shumë qytetar i sheh me qese në dorë teksa dalin nga dyqanet edhe pas orës 10:00.
Megjithatë rreth orës 12:00 numri i qytetarëve që lëviznin në rrugët e qytetit të Burrelit ishte shumë i vogël dhe kryesisht punonjës të administratës. Pamjet e xhiruara me Dron nga Mat Televizion, tregojnë një qytet të heshtur si kurrë më parë.
Fashat e vendosura nga qeveria për qarkullimin e këmbësorëve janë nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 10 të paradites dhe nga ora 16 deri në orën 18. Këto dy orare ju janë lënë qytetarëve për tu furnizuar me ushqimet e nevojshme apo për të blerë medikamente në farmaci.