Ministria e Shëndetësisë vendosi që Qarku Dibër të jetë në zonën e gjelbërt të cilësuara si zona me rrezik të ulët nga Covid-19. Megjithëse në Mat u shënua rasti i parë i infektimit me koronavirus, Ministria nuk e hoqi Matin nga zona e gjelbërt duke e bashkuar me bashkitë e tjera të Qarkut Dibër. Ndërkohë, analizat e 10 personave të tjerë të marra pas zbulimit të rastit të 16 vjeçares, kanë rezultuar negative. Po ashtu, nga kjo e hënë Burreli ka qenë ndër qytetet me lehtësira më shumë për shkak se bënte pjesë në zonën e gjlebërt. Nisur nga kjo, rrugët e qytetit të Burrelit ishin të tejmbushura me qytetar. Një ndër lehtësirat e dhëna nga autoritetet ka qenë edhe heqja e autorizimit për lëvizjen e mjeteve brenda Qarkut Dibër. Kjo ka bërë që Burrelit të merrte pamjen e para 10 Marsit kur dhe nisën masat antikovid. Marrja e lejes për të dalë nuk është hequr ku qytetarët duhet të pajisen me një leje të tillë në portalin e-albania. Ndryshimi i vetëm është zgjatja e orarit për furnizim nga 90 në 120 minuta.