Që prej të hënës në orët e paradites shihet një numër i lartë qytetarësh që dalin në rrugët e qytetit të Burrelit. Lëvizje të shumta ka patur edhe nga automjetet. Ndërkohë distancimi fizik mes njerëzve mbetet ende problem pasi shihen grumbullime njerëzish në rrugë apo dyqane të ndryshme. Për tju ardhur në ndihmë qytetarëve, dyqaneve apo institucioneve ku merren shërbime Bashkia e Matit ka vendosur pulla distance të cilat kanë nisur të respëektohen. Pamje e qytetit ndryshon sapo akrepat e orës shënojnë 13:00. Të gjithë qytetarët i drejtohen banesave për të qëndruar mbyllur deri në orën 5:00 të ditës pasardhëse. Ata që mbeten në rrugë pas këtij orari janë vetëm efektivët e policisë Bashkiake ato të rendit dheforcat e ushtrisë.
Kreu AKTUALITET Burrel. Qytetarët bojkotojnë rregullat,dyndje në masë në dyqane si dhe mos respektim...