Në zbatim të masave të marra ndaj Covid-19 forcat e policisë në komisariatin e Matit kanë gjobitur dy subjekte kafesh gjatë ditës së sotme pasi janë konstatuar se kanë nisur të kryejnë aktivitetin si dhe janë gjobitur 5 këmbësor për mospajisje me lejen e nevojshme për dalje. Policia e Shtetit ju bën apel bizneseve dhe qytetarëve që të zbatojnë aktin normativ të nxjerrë nga qeveria në të kundërt do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore.