Në kuadër të zbatimit të masave të reja të nxjerra nga autoritetet për të pënguar përhapjen e virusit korona, në rrugët e qytetit të Burrelit ishin pak qytetarë në lëvizje. Kjo tregon edhe njëherë që qytetarët matjan e kanë marrë seriozisht dhe se e vlerësojnë situatën në maksimum. Në dyqane apo supermarkete nuk u konstatuan radhë nga qytetarët, megjithëse numri sot i tyre ishte shumë i vogël, kjo për shkak ndoshta edhe të reshjeve papushim të dëborës. Qytetarët kanë shmangur daljet e panevojshme jashtë banese, duke jua lehtësuar punën edhe autoriteve të cilat kanë parashikuar sanksione për këdo që del nga shtëpia pa një arsye apo pa marrë më parë leje nëpërmjet dy mënyrave, në portalin ealbania dhe me sms në numrin 55155. Mati dhe i gjithë qarku i Dibrës vijojnë të jenë të paprekur nga virusi Covid-19, pasi deri tani edhe shumë pak ato raste të dyshuara kanë rezultuar negativ nga koronavirusi.