Ashtu si në çdo qytet tjetër edhe në Burrel vështirë është të gjesh maska në farmaci. Shfaqja e coronavirusit në vendet fqinje ka bërë që njerëzit të dynden në farmaci duke blerë të gjitha maskat që ata kishin gjendje. Farmacisti Skënder Gjuci tha se interesimi ka qenë i madh, ndërsa tani nuk kanë më maska gjendje. Ai shprehet se po ju mbarojnë edhe alkoolet e disinfektantët e duarve.
Megjithë boshatisjen e farmacive nga maskat kundër infeksioneve, në rrugët e qytetit të Burrelit nuk sheh asnjë qytetarë që ta mbajë një të tillë. Siduket qytetarët nuk e shohin si shqetësim momental përsakohë që në vendin tonë nuk ëhtë shfaqur asnjë rast i provuar me COVID-19 apo siç njihet ndryshe coronavirus. Ndërkohë mësohet se në të gjitha shkollat e Matit gjatë këtyre dy ditëve nxënësit janë trajnuar se si duhet të kujdesen për higjenën.