Prej disa ditësh Bashkia Mat ka nisur punën për riparimin e të gjitha rrugëve të qytetit të Burrelit në të cilat ishin shfaqur gropa në to. Puna fillimisht ka nisur me hapjen e pjesëve të dëmtuara nga punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Më pas është bërë mbushja e tyre me materialin e nevojshëm për shtrimin e asfaltit. Pas këtyre etapave është bërë mbushja e gropave të hapura me asfalt.

Puna ka nisur në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, rrugën e Gjimnazeve rrugët e brendshme të lagjes Partizani. Ndërkohë këtë të Premte është bërë edhe mbushja e gropave me asfalt në rrugën e spitalit. Nga kryqëzimi pranë farmacive, deri tek Urgjenca e Spitalit “Xhavit Mara”, të qytetit të Burrelit.

Po ashtu, gropa janë mbushur edhe në unazën e qytetit të Burrelit të cilat ishin kthyer në një burim aksidentesh, prej disa kohësh.Ndërkohë drejtues të Bashkisë Mat, thanë se në një fazë të dytë do të nisë puna edhe për mbushjen e gropave në lagjet e brendshme të qytetit.