Të gjitha Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor janë pajisur me disa nga materialet e nevojshme që do të përdoren në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Një ditë më parë, kanë mbërritur pranë Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor numër 16 në Mat kamerat vëzhguese për 50 qendrat e votimit të Bashkisë së Matit. Po ashtu është instaluar edhe sistemi për grupet e numërimit që ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit do të jetë me katër grupe.
Dhomat e fshehta të votimit që do të përdopren me 25 në çdo qendër, kanë mbërritur e po ashtu edhe dezinfektantët që do të jenë atë ditë aty për të gjithë ata që do të shkojnë të votojnë.
Drejtues të KZAZ 16 në Mat thanë se puna e këtij komisioni vijon normalisht dhe se deri tani janë mbyllur edhe procedurat e komisionerëve në të gjitha qendrat e votimit sipas koalicioneve, partive politike e kanditatëve të pavarur që garojnë në Qarkun Dibër.