Është zhvilluar këtë të shtunë provimi i dytë i maturës shtetërore për këtë vit. Maturantët janë testuar në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë. 246 maturantët e Bashkisë Mat, dhanë provimin e dytë të maturës shtetërore pranë gjimnazit “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit. Pas daljes nga provimi i cili zgjati 2 orë e 30 minuta, maturantët thanë se testi ishte brenda programit dhe në nivelin e kënaqshëm. Ata shtuan se i gjithë procesi për testimin e njohurive të tyre ka kaluar i qetë dhe se nuk kanë hasur problematika gjatë kësaj kohe.

Me datë 17 Qershor maturantët do të testohen në lëndën e matematikës për të mbyllur testimet në lëndët me zgjedhje me datë 24 Qershor.