Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik dy ditë më parë në Mirditë ku 5 persona përdhunuan një 15 vjeçare ka ngjallur reagim të madh në shoqëri. Edhe pse gjykata vendosi një ditë më parë që 5 përdhunuesit të qëndronin në burg, në të gjithë vendin kanë reaguar institucione e grupe të ndryshme. Sektori i Shërbimit Social pranë Bashkisë Mat në bashkëpunim me disa nga shkollat e qytetit të Burrelit, zhvilluan këtë të premte një marshim sensibilizues duke dënuar aktin e rëndë që ndodhi me 15 vjeçaren në Mirditë. Përgjegjësja e Sektorit të Shërbimit Social pranë Bashkisë Mat, Enea Gjyla tha se solidarizimi me të miturën dhe familjen e saj është i jashtëzakonshëm, ndaj kërkohet dënim maksimal i përdhunuesve. Të rinjtë e të rejat që ju bashkuan këtij manifestimi sensibilizues marshuan me pankarta në duar në rrugët e qytetit të Burrelit.