Dhjetra gra që punojnë në sistemin e shëndetësisë, atë arsimor dhe administratën publike u mblodhën këtë të hënë në qendër të qytetit të burrelit, në një marshim sensibilizues kundër kancerit të gjirit.
Aktiviteti i organizuar nga Zyra e Promocionit pranë Drejtorisë së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, përcolli mesazhe në rrugët e qytetit të Burrelit ku ishin mbledhur djetra gra e vajza. Specialistet e Zyrës së Promocionit pranë DNjVK Mat, Shpresa Bajrami dhe Brunilda Pali thanë se qëllimi mbetet ndërgjegjësimi i grave për kontrolle me mamografi për të kapur në kohë këtë sëmundje.
Mesazhe për kontroll të gjirit për të gjitha gratë matjane dhanë edhe mjekja Engjëllushe Gjoka e specialistja.
Ndërkohë pjesmarrëse në këtë marshim sensibilizues ishte edhe Shpresa Gjestila. Ajo e ka fituar betejën me këtë sëmundje, por këshillon të gjitha gratë dhe nënat të bëjnë kontrolle periodike në mënyrë që ta kapin në kohë sëmundjen.
Ndërkohë për të gjitha gratë që duan të bëjnë kontroll të kancerit të gjirit, tashmë ju vjen në ndihmë mamografia e lëvizshme.