Këta janë dy turiste nga franca të cilat prej afro katër muajsh udhëtojnë me biçikletë duke kaluar disa shtete. Ato thonë se udhëtimi në Shqipëri ka qenë i veçantë teksa e kanë nisur nga Shkodra, Lezha, Burreli e në vazhdim. Dy miket franceze shprehen se gjatë udhëtimit në shqipëri kanë gjetur mikpritjen e shumë familjeve teksa i kanë lejuar të qëndrojnë në oborret e banesave.


“Fillimisht u nisem per ne stamboll, qyteti i pare shqiptar qe vizituam ishte shkodra pastaj lezhe e me pas Burreli. Ne flejme ne tenden qe marrim me vete pyesim njerezit ku mund te bejm kamping, njerzit ne Shqiperi jan mjaft mikprites na lejojne te flejme ne oborret e tyre. Masa shtrenguese prej covidit ne shqiperi nuk kishte, shum e thjeshte te leviznim.


Dy turistet franceze 32 e 25 vjeçe thonë se vetëm vapa e ka vështirësuar disi lëvizjen deri tani.


“Vapa na e ka veshtirsuar levizjen, por ne cohemi shum heret ne oren 5 qe ta kemi me te thjeshte. Kemi qe ne Prill qe levizim me biciklet , na edhte dashur kater muaj te vijme ne Shqiperi, e marrim shtruar per ne nuk eshte nje gare qe duhet te lëvizim sa me shpejt, ajo qe ne duam eshte te njohim njerez te njohim kultura te reja dhe te krijojm kujtime”.


Për të rejat që vijnë nga Franca për herë të parë në vendin tonë, Shqipëria për ta ka qenë një surprizë e jashtëzakonshme.


“Shqiperia ishte nje suprize e jashtzakonshme, per fat te keq ne shkolla ne France nuk na kane mesuar asgje per ket vend. Jemi pa fjale nga bukurite e ketij vendi malet, liqenet. Jemi munduar edhe te mesojme fjale shqip . Por kemi zbuluar disa fjale te ngjashme me frengjishten si psh dush plazh dakort”.

Pas qëndrimit në qytetin e Burrelit, dy turistet franceze e nisën udhëtimin e tyre për në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.