Ish Qendra e Rekrutim Mobilizimit dikur pronë e Ministrisë së Mbrojtjes sot e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Por që nga heqja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, kjo godinë nuk funksionojë më për qëllimin që kishte. Prej afro një dekade, godina e cila ndodhet në lagjen “Drita” të qytetit të Burrelit është totalisht jashtë funksionit.

Por ajo që bie në sy është dëmtimi i saj nga të gjitha anët. Nga një vëzhgim i bërë me kameran tonë, shihet qartë që në këtë godinë është hequr pothuajse gjithçka. Ajo nuk ka më as dyer e dritare.

Dëmtimi i saj ka shkuar më tej duke i hequr të gjithë linjën elektrike në koridore apo dhoma. Madje në njërën prej dhomave janë hequr edhe pllakat e shtresës. Godina është e gjitha e shkruajtur me parulla të ndryshme me sprajt, gjë të cilën me gjasë e kanë bërë të rinjtë.

Por kjo godinë tashmë nuk i përket Ministrisë së Mbrojtjes, por e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave e cila synonte të ndërtonte arkivin e gjithë veriut në këtë objekt. Por prej dy vitesh Arkivi i Matit është transferuar në rrëshen, duke bërë që godina e ish Qendrës së Rrekrutim Mobilizimit të mbetet në mëshirë të fatit.