Burrel / Gjeli i detit, fermeri Shira: Shpresojmë të kemi shitje

Share

Simboli i tryezës së natës së ndërrimit të viteve është gjeli i detit, të cilin shumë pak fermerë e mbarështojnë në rrethin e Matit. Një ndër ta është Ilmi Shira nga Burreli. Ai thotë se prej 4 vitesh është marrë me rritjen e mbarështimin e pulave të detit dhe kryesisht i shet ato në prag të ndërrimit të viteve. Por siç tregon Ilmiu, mundi është shumë i madh e po ashtu edhe dëmi. Kosto të lartë ka edhe ushqimi i tyre, ndërsa ende nuk e di nëse do t’i shesë të gjitha për këtë fundvit.

Ilmi Shira na tregon se fitimet që nxjerr nga tregu i gjelave të detit është e ardhura e vetme e familjes së tij, pasi as nuk është i punësuar askund tjetër dhe as nuk merr pension. Shira shton se është i detyruar ta vazhdojë këtë aktivitet edhe nëse do të dalë me shumë pak fitim pasi nuk ka alternativë tjetër për të siguruar të ardhura ekonomike për familjen e tij.

Në Mat janë të pakët mbarështuesit e pulave të detit për shkak se shitjet bëhen vetëm në fundvit, ndërsa kostoja për rritjen e tyre është shumë e lartë.

Read more

Local News