Dita e sotme, 11 maj, shënon lehtësimet e reja të vendosura nga qeveria dhe hapjen graduale të bizneseve që janë mbyllur si pasojë e koronavirusit. Nga sot vendit i janë shtuar edhe 14 zona të reja të gjelbra me të njëjtat rregulla. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda zonave të gjelbra me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje. Gjithashtu në këto zona ka dhe një zgjatje të fashës së orarit për të lëvizur nga ora 05:00-21:00. Nga sot janë hapur edhe blloku i tretë i bizneseve duke lejuar që të ushtrojnë aktivitetin e tyre, sipas protokolleve strikte të sigurisë, si klinikat dentare, parukeri, dhe berber. Pikerisht ne parukeri dhe berberhane u vu re nje fluks nga klientet, por këto aktivitete duhet të vijojnë punën me masa sigurie si maska e doreza si për punonjësit ashtu edhe për klientët. Një tjetër kusht është respektimi i distancës fizike mes klientëve jo më pak se dy metra. Tashmë ka mbetur një pjesë e vogël biznesesh që ende nuk kanë rinisur punën si baret dhe restorantet.