Vendit tonë i janë shtuar zonat e gjelbërta për sa i përket të prekurve nga koronavirusi. Megjithatë, Burreli dhe i gjithë Qarku i Dibrës janë prej dy javësh në zonën me rrezik të ulët nga Covid-19.
Por edhe pse në zonën jeshile, matjanët do të duhet ta kalojnë të dielën në karantinë ashtu si i gjithë vendi. Megjithatë autoritetet kanë bërë lehtësime për të moshuarit dhe prindërit me fëmijë.

Të moshuarit do të kenë mundësinë të dalin të dielën deri në orën 10:00 ndërsa më pas do tjua lënë vendin prindërve me fëmijë të cilët mund të shëtitin nga ora 11:00 deri në orën 17:30 minuta. Edhe pse do të lejohen këto lëvizje, ndalohen lëvizjet bashkë e më shumë se dy personave, ndërsa nuk lejohen grumbullimet e tjera përveçse me familjen. Pas këtij orari, qytetarët duhet të izolohen në banesat e tyre deri në orën 5 të mëngjesit të së Hënës.

Megjithëse Mati është në zonën e gjelbërt, në fundjavë rregullat janë njëlloj në të gjithë Shqipërinë, çdo biznes do të jetë i mbyllur përfshirë edhe dyqanet ushqimore e farmacitë.