I gjithe vendi ndodhet ne nje periudh shume te veshtire ekonomike pas pllakosjes se pandemise Covid-19. Ne nga qytetet me me shume njerez ne nevoje eshte edhe Burreli. Dy fondacione te rendesishme ju kane ardhur ne ndihme matjaneve me 500 pako te cilat do ju shprendahen shtresave ne nevoje. Fondacioni “Fundjava ndryshe” me 300 pako dhe fondacioni “Miqesia, Kuvajt 200 pakoi dorezuan sot ndihmat bashkise Mat e cila do jete ajo qe do beje shperndarjen e ndihmave.

Statusi i Bashkise Mat ne facebook

Gjendemi pranë familjeve në nevojë në këtë situatë!

Specialistët e Shërbimit Social të Bashkisë Mat sëbashku me grupet vullnetare vazhdojnë t’iu kushtojnë vëmendje dhe kujdes të veçantë familjeve dhe individëve në nevojë.
Është vazhduar me shpërndarjen e pakove ushqimore dhe shërbimet për nevojat që kanë pensionistët e vetëm.

Falenderojmë dhuruesit e pakove;
FONDACIONI “FUNDJAVË NDRYSHE”- 300 pako ushqimore.
FONDACIONI “MIRËSIA”, KUVAJT- 200 pako ushqimore.

Askush nuk është vetëm!