2 Maji është një ngjarje e madhe jo vetëm për familjen Gashi nga Landovica e Prizrenit, por për gjithë Kosovën, pasi 21 vite më parë, ra dëshmorë në përgatitje ushtarake në Mollëza, që të bëhej pjesë e luftës kundër serbëve, i riu Halil Gashi. Prej katër vitesh dëshmori Halil Gashi ka përmendoren e tij në qytetin e Burrelit, dhe përkujtohej çdo 2 Maj nga familjarë e bashkëluftëtarë të tij. Por kjo ngjarje historike për Prizrenin dhe mbarë Kosovën nuk është përkujtuar këtë vit, për shkak të mbylljes së kufijëve si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi në të dy shtetet. Në këtë ditë përkujtimore, familjarët e dëshmorit Halil Gashi në pamundësi për të ardhur në qytetin e Burrelit e kanë përkujtuar në rrjetet sociale, duke vlerësuar veprën e një prej dëshmorëve që dha jetën për çlirimin e Kosovës . Me 2 Maj të vitit 1999 ushtari i Brigadës 28/128 Halil Gashi,nga Landovica e Prizrenit ishte në stërvitje artilerie në kazermën ”Mollëza” të Burrelit, ku edhe bie dëshmor teksa po ushtrohej bashkë djem të ardhur në Amerika, Kandaja e vetë trojet shqiptare, për tu bërë pjesë e UÇK-së.