Besimtarët mysliman në të gjithë botën kremtuan këtë të premte festën e Kurban Bajramit një ndër dy festat më të rëndësishme të besimit islam. Namazi i Kurban Bajramit nisi në orën 6 e 35 minuta dhe nuk zgjati shumë duke respektuar rregullat e vendosura nga Komuniteti Mysliman Shqiptar për shkak të situatës së pandemisë.
Dhjetra besimtar mbushën xhaminë e qytetit të Burrelit, për të kryer ritin e faljes së namazit të Kurban Bajramit. Gjatë fjalës së tij në hydben e këtij namazi, Myftiu i Matit, Fabjon Kolaveri solli historinë e kësaj feste dhe rëndësinë e besimit në Zot dhe obligimet ndaj Tij.

Pas ritit të faljes së namazit të Kurban Bajramit, besimtarët uruan njëri-tjetrin për më shumë shëndet, begati e dashuri në familje. Për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia Covid-19, me vendim të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, janë ndaluar vizitat në myftinitë e rretheve.