Besimtarët m,uzliman në të gjithë botën mbyllin sot një muaj sakrificë ndaj krijuesit, muajin e Madhërueshëm të Ramazanit. Që pas viteve 90-të, ky është viti i parë që ata e plotësojnë një ndër pesë shtyllat e islamit në situatë pandemie. Imami i Xhamisë së Burrelit, Vladimir Haxhijaj, tha se me gjithë situatën e krijuar, besimtarët mbyllin sot obligimet ndaj Krijuesit. Besimtarët musliman kanë si obligim edhe dhënien e sadakasë e cila shkon për familjet në nevojë që nuk kanë mundësi ekonomike të festojnë Fiter Bajramin. Imami i Xhamisë së Burrelit e mbyll me një urim për të gjithë besimtarët që tju jetë pranuar agjërimi në këto 30 ditë të vështira