Ditën e hënë veç maturantëve që do t’i rikthehen shkollës, të tjera aktivitete që rihapen janë baret dhe restorantet. Institucionet e shëndetësisë kanë vendosur që me 18 Maj të lejohen edhe këto aktivitete, megjithëse do të jenë të kushtëzuara nga disa masa. Nisur nga kjo, bizneset e bareve dhe restoranteve në qytetin e Burrelit kanë nisur të bëhen gati, për të rihapur aktivitetin e tyre. Ata po punojnë prej dy ditësh për t’i dezinfektuar dhe pastruar ambjentet që t’i rikthehen në mënyrë të sigurtë aktivitetit të tyre. Por hapja e këtyre aktiviteve, është vetëm për baret dhe restorantet me ambjente të jashtme, ndërsa në ambjentet e brendshme, nuk do të lejohet qëndrimi i klientëve. Të gjithë ata lokale që nuk kanë hapira të jashtme, do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur. Por edhe ata që do të përdorin tavolinat jashtë, do të duhet që të respektojnë distancën mes klientëve. Ndërsa kjo e dielë do të jetë si gjithë ditët e tjera të javës në zonat e gjelbërta në vendin tonë