Ndonëse po kalojmë një vit të vështirë për shkak të pandemisë së krijuar nga Covid-19, atmosfera e festave të fundvitit ka filluar të ndihet. Bashkia e Matit ka zbukuruar me drita shumëngjyrëshe rrugët e qytetit të Burrelit, ndërsa në mbrëmjen e sotme, u ndezën dritat e pemës simbol të ndërrimit të viteve.
Momentin e ndezjes së dritave e shijuan edhe fëmijët e qytetit të Burrelit të cilët ishin mbledhur aty para se ora të shënonte 17:00, orë e cila ishte lajmëruar që të zhvillohej kjo ceremoni. Po ashtu, performacë festive pati edhe nga fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat.
Dekori i qytetit të Burrelit që lajmëron ardhjen e festës së ndërrimit të viteve tashmë është kompletuar duke ndryshuar sadopak atë situatë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.