Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar (3 Dhjetor) e cila u vendos me Rezolutën 47/3 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vitin 1992, Bashkia Mat, nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimit Social, zhvilloi një aktivitet sensibizilues në qendrën “Shpresa e re” në Burrel. Qëllimi i kësaj dite ishte promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e shoqërisë dhe aspektet e zhvillimit – jetës politike, sociale, ekonomike dhe kulturore. Drejtuesi i Shoqatës “Shpresa e Re”, Sajmir Neziri tha se të gjithë personat me aftësi ndryshe në këtë Qendër marrin shërbime të shumëllojshme.

Ndërkohë, aktivitetin e përshëndeti edhe Zëvendëskryetari i Bashkisë Mat, Myslym Zeneli, i cili tha se bashkia e Matit do të jetë mbështetje e vazhdueshme ndaj kësaj shtrese të shoqërisë dhe të gjithë organizmave në shërbim të tyre.

Rreth kësaj Dite dhe këtij aktiviteti folën edhe të pranishëm të tjerë.

Aktiviteti i organizuar në këtë Qendër u shoqërua edhe me një panair ushqimor dhe punime artistike të punuar nga fëmijët me aftësi të kufizuar që frekuentojnë qendrën “Shpresa e re” në Burrel.