Qendra e Personel Rekrutimit, do të rekrutojë kandidatë për të ndjekur studimet për Përgatitjen e Oficerit të Ri në Akademinë e Forcave të Armatosura, për vitin akademik 2020 – 2021, për 60 të drejta studimi. Kandidatët duhet të kenë mbaruar studimet Bachelor në degët të cilat i përafrohen specialiteteve të Akademisë së Forcave të Armatosura.
Të gjithë të rinjtë nën moshën 26 vjeç që kanë studiuar për Shkenca Sociale dhe Juridik do të mund të arsimohen për Personel
ata që kanë mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Elektronike studiojnë për Ndërlidhje, për Logjistikë do të mund të studiojnë ata që kanë mbaruar Fakultetin Ekonomik, për Xhenio do të studiojnë ata që kanë mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, për tu bërë pjesë e Forcë Detare do të duhet të aplikojnë ata që kanë mbaruar Bachelor për Inxhinieri Navale, për tu bërë pilot duhet të kesh mbaruar për Inxhinieri Mekanike, nëse ke mbaruar mjekësi, mundësia e të punuarit në Forcat e Armatosura në këtë profesion,
nëse ke mbaruar studimet Bachelor në degën Inxhinieri Gjeoinformatik dhe Gjeografi do të studiosh për Sinoptikë dhe fakultetet e tjera do të studiojnë për Këmbësori. Nisur nga kjo përfaqësues të Qendrës së Rekrutim Mobilizimit pranë Detashmentit të Mbetetjes Rajonale Burrel, zhvilluan një takim me administratorët e njësive administrative në Bashkinë e Matit, në prani edhe të kryebashkiakut Agron Malaj. Përfaqësuesi i kësaj qendre informoi administratorët për këtë mundësi punësimi për të rinjtë, duke iu kërkuar atyre që ta përcjellin në njësitë që drejtojnë duke informuar djemtë apo vajzat që kanë mbaruar këto degë dhe rezultojnë papunë. Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë Qendrës së Personel Rekrutimit është deri më 28 gusht 2020. Ndërkohë për më shumë informacion, të interesuarit mund t’i drejtohen direkt qendrës apo të hapin faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.