Më shumë se 500 maturantë në të gjithë Matin ju nënshtruan sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe.
Ashtu si në provimin e parë të dhënë të hënën e kaluar, maturantët iu nënshtruan rregullave strikte jo vetëm gjatë hyrjes në shkollë, por edhe gjatë testimit.

Në orën 8 e 30 minuta filloi hyrja e nxënësve në sallat e provimit ku fillimisht atyre ju mat temperatura trupore, u pajisën me maska si dhe dezinfektuan këmbët para se të futeshin në godinë.
Provimi i gjuhës shqipe sot nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 12:00. Testi i gjuhës shqipe ishte i ndërtuar i gjithi me alternativa. Testi përmban 60 pyetje me secila nga 1 pikë.

Jashtë kameras maturantët thanë se testi nuk ishte shumë i vështirë, megjithëse duhej të bënin shumë kujdes në përgjigje të pyetjeve me alrternativa pasi kishte përgjigje të ngjashme të pyetjes, gjë që mund të të ngatërronin me opsionin e saktë.
I gjithë procesi u monitoruar me kujdes që nga Adinistratorët e Provimit, vëzhguesit e MASR si dhe policia e shtetit.

Provimi i radhës i maturës shtetërore është me datë 15 Qershor ku maturantët do të testohen në lëndën e matematikës.