Ndonëse në këtë fillim Janari temperaturat atmosferike kanë qenë të luhatshme, në repartin e pediatrisë së spitalit të Burrelit, fluksi i fëmijëve të paraqitur me virozat stinore ka qenë i zakonshëm. Mjeku Pediatër pranë këtij spitali, Rasim Rami tha se gjatë këtyre ditëve numri i fëmijëve të paraqitur për vizitë ka shkuar nga 20 deri në 40 në ditë. Por ky fluks sipas tij është i zakonshëm për stinën.
Por ndonëse situata paraqitet e zakonshme, mjeku Pediatër Rasim Rami, kërkon që të bëhet kujdes nga ana e prindërve. Sipas tij, fëmijët duhen mbajtur në ambjente jo të grumbulluara apo duhen kontrolluar vazhdimisht për temperaturën.
Situatë e zakonshme paraqitet edhe tek mosha e tretë, ku gjatë këtyre ditëve, numri i personave të paraqitur për vizitë për virozat stinore shkon deri në 10 në ditë.