Burimi i ujit në “Vabli” në Shkopet, zgjidhja e vetme e shumë familjeve kurbinase

Burimi i ujit në “Vabli” në Shkopet, zgjidhja e vetme e shumë familjeve kurbinase

Burimi i ujit në “Vabli” në Shkopet, zgjidhja e vetme e shumë familjeve kurbinase Për shumë familje kurbinase por jo vetëm, zgjidhja e vetme për të konsumuar ujë të pijshëm pa probleme është burimi në vendin e quajtur “Vabli” në Shkopet. Gjat gjithë vitit, por sidomos në këto ditë të nxehta vere, dhjetra automjete ndalojnë pranë këtij burimi për të mbushur ujë për konsum. Ata që kanë ardhur nga Kurbini apo zona të tjera, deklarojnë se uji i rrjetit atje është i pakonsumueshëm, ndaj janë të detyruar të udhëtojnë dhjetra kilometra për të mbushur ujë në këtë burim. Sipas tyre, radha gjatë këtyre ditëve nis që në 8 të mëngjesit e të paktën deri në orën 14:00,ku me dhjetra qytetar vijnë me automjetet e tyre për të siguruar ujin për konsumin e përditshëm. Burimi i ujit në vendin e quajtur “Vabli” në Shkopet ka qenë historikisht një pikë ndalese jo vetëm për udhëtarët, por edhe për qytetar të shumtë të cilët shkojnë për të siguruar ujin për familjen e tyre apo për bizneset.