Në vazhdën e ciklit të reportazheve në promovim të trevës së Matit, ndalesa e radhës është fshati Burgajet. Fshati është ndër më të njohurit në vendin tonë, për faktin se është vendlindja e mbretit të parë shqiptar Ahmet Zogu. Nëse je duke vizituar këtë fshat, direkt në mendje të shkon që ndalesën e parë ta bësh në sarajet e familjes mbretërore që ishin pikërisht në këtë kodër.
Një ndër më të moshuarit në këtë fshat është 89 vjeçari Isak Lufi që banon vetëm pak metra larg sarajeve mbretërore. Isaku thotë se ka takuar shumë vizitor të sarajeve, ndërsa ju ka treguar aq sa din për vendndodhjen e godinave brenda kompleksit të banimit të familjes Zogolli. Nuk ka gjurmë sipërfaqësore të ndërtesave, ndërsa aty pranë është edhe sot varri i Xhemal Pash Zogut, babait të mbretit Ahmet Zogu.
Por në Burgajet nuk ndodhen vetëm sarajet mbretërore.
Haxhi Heta i cili banon pak metra larg këtij vendi, na flet për gojëdhënat rreth kësaj kishe.
79 vjeçari Haxhi Heta tregon se në këtë vend kanë ndodhur edhe mrekulli, si në aspektin njerëzor por edhe për probleme të tjera që kanë patur banorët. Një episod interesant sipas tij është ai i vitit 1975 kur regjimi i asaj kohe ka dashur ta sheshojë vendin dhe ta kthejë në tokë bujqësore, por traktori nuk ndizej.
Vendi në të cilin ndodhet kjo kishë është me një sipërfaqe prej afro dy dynym. Lisat nuk preken nga askush dhe sot kanë një gjatësi deri në 30 metra sipas banorëve.
Burgajeti ka akoma për të treguar dhe ofruar të gjithë vizitorëve që do të vijnë këtu.
Ashtu si në zonat e tjera edhe në Burgajet varret shkëmbore ilire njihen si burgje. Ata emërtohen si Burgu i Varangut, i Vanit, i Kazhanëve, Përleshës, Lufit, Dobrës, Hetës e Ismailit. Struktura e këtyre burgjeve është e njëjtë dhe mendohet të jenë ndërtuar më shumë se 2 mijë vite më parë.
Epo nëse shkoni në Burgajet, mos i humbni këto tre objekte interesantë, me plot histori, por edhe bukuri.