Bashkia Bulqizë në bashkëpunim me Zyrën e Punës Bulqizë dhe me mbështjen e dy kompanive private, është bërë e mundur hapja e qendrës sociale ditore. Kjo qendër do tju ofrojë shërbim grupeve në nevojë, fëmijëve me aftësi ndryshe, familjeve në nevoje, si dhe për moshat e treta. Po në këtë qendër do të ofrohet edhe kursi i kuzhinës iniciuar nga Shërbimi Kombëtarë i Punësimit. I pranishëm në hapjen e kësaj qendre ishe Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu, Drejtori i Zyres së Punës Bulqizë Asllan Daxha si dhe perfaqesues te bashkisë Bulqizë. Prefekti Nexhbedin Shehu ne fjalën e tij tha se të tilla qendra sociale duhet të hapen edhe në bashkitë e tjera të Qarkut Dibër.
Drejtori i Zyrës së Punës Bulqizë Asllan Daxha tha se ky bashkëpunim do bëjë të mundur rritjen e gamës së shërbimit në qendrat sociale.
Frekuentuesit e qendrës falenderuan të gjithë ata që mundësuan hapjen e saj.