Qindra besimtar Bektashinj nga e gjithë shqipëria morën pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm në nderim të Ballem Sulltanit që mbahet në Njësinë Administrative Martanesh në Bulqizë. Ndryshe nga vitet e tjera siç e ka edhe tradita, nuk pati fjalime dhe aktivitete të ndryshme, kjo për për shak të situatës së pandemisë së krijuar nga CoVid-19.
Edhe pse këtë vit nuk pati njoftim zyrtar për pelegrinazhin, besimtarët nuk munguan për të kryer ritet pranë vendit të shejntë Ballëm Sulltan. Në këtë pelegrinazh morën pjesë si kryegjyshi botëror DEDE Edmond Brahimaj, drejtues të Tyrbeve nga e gjithë Shqipëria dhe drejtues të pushtetit vendor në Bulqizë. Kleriku Dede Edmond Brahimaj bëri urimin e rastit për të gjith besimtarët bektashinj.