Në Bulqizë këtë 5 Maj vetëm kryetari i veteranëve të LANÇ-it Bulqizë i ka përkujtuar dëshmorët. Ferit Sinani, i vetëm ka zhvilluar homazhe pranë memorialit të dëshmorëve, pasi të gjithë varrezat e dëshmorëve të Bulqizës ndodhen në Peshkopi. Në përkujtim të të rënëve në luftë për liri e pavarësi në Bulqizë, munguan drejtuesit vendor, ndonëse ceremoni të kufizuara janë zhvilluar në të gjitha rrethet e vendit. Ferit Sinani tha se kjo ka ndodhur për shkak të situatës së krijuar nga virusi, por vetë ai nuk i ka lënë pa nderuar të rënët e krahinës së Bulqizës. Bulqiza numëron 105 dëshmorë të rënë në luftë për liri e pavarësi.