Dy muaj më parë pikërisht në këtë vend, një automjet tip audi që drejtohej nga një grua, doli nga rruga dhe u përplas me këtë banesë që ndodhet jo shumë larg rrugës në fshatin Vajkal të Bulqizës. barrierat metalike anësore nuk e mabjtën dot mjetin i cili për pas sa nuk shembi murin e banesës. Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga ky aksident që për fat të mirë nuk pati dëme në njerëz, firma mirëmbajtëse e kësaj rruge nuk mori asnjë masë për të riparuar barrierat metalike. Por ata që jetojnë aty janë ndjerë të rrezikuar dhe kanë vendosur të investojnë vetë. Familja, banesa e sëcilës u godit nga mjeti dy muaj më parë, ka ndërtuar një murë prej betoni, për të shmangur automjetet e tjera të mos shkojnë më në banesë. Ismail Bala i cili jeton vetëm pak metra më larg shprehet se që me ndërtimin e rrugës së Arbrit ky segment ka qenë problematik dhe në të janë shënuar disa aksidente.
Banorët kërkojnë që instancat përgjegjëse të marrin masa për të parandaluar të tjera aksidente që mund të ndodhin në këtë segment, pasi drejtuesit e mjeteve ecin me shpejtësi të lartë.