Dëtmimi i rrjetit të ujërave të ndotura në një pallat në lagjen “Gjeologu” në Bulqizë, rrezikojnë shembjen totale të tij. Të gjithë ujërat e ndotura të familjarëve që jetojnë në këtë pallat shkarkohen në katin e parë të tij i cili është i pabanueshëm. Iliaz Osmani tha se kërkesa e tij për të ndërhyrë nuk është marrë parasysh ende, megjithëse ka kërkuar nga Ujësjellës-Kanalizime Bulqizë, ndërhyrje. Sipas tij, nëse situata vijon në këtë mënyrë, pallati mund të shembet. Një tjetër problem që shkaktohet nga prania e ujërave të zeza aty është edhe ndotja e madhe që shkaktohet nga aroma e keqe që kundërmon kudo. Nga ana tjetër, Osmani tha se për shkak të heshtjes dhe neglizhencës së autoriteteve përgjegjëse, ka kërkuar që rastin ta bëjë publik në media.