Bulqizë, ujërat e zeza kthehen në akull

0
7

Dëmtimi i një pusete për shkakrimin e ujërave të zeza, ka bërë që ato të vërshojnë përmes rrugës. Problemi nuk mbetet vetëmn ndotja që shkaktohet nga ujërat e zeza, por që ato janë kthyer edhe në një burim i rrezikshëm aksidentesh për banorët e lagjes “Minatori” në Bulqizë. Prania e ujërat të ndotura në sipërfaqe ka bërë që në rrugë të krijohet akull.

Qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve shprehen se situata vijon e tillë prej ditësh e deri tani është marrë asnjë masë nga institucionet përgjegjëse në Bashkinë Bulqizë. Për të shmangur akullin në rrugë, mjetet ngjiten në trotuar duke rrezikuar jetën e këmbësorëve.

Banorët kërkojnë që ujësjellës-kanalizime në Bulqizë të ndërhyjë menjëherë pasi rrezikohet jeta e fëmijëve.