Tregtarët e frutaperimeve në qytetin e Bulqizës vijojnë ta ushtrojnë aktivitetin e tyre në kushte skandaloze. Tregu në fjalë nuk ofron asnjë kusht higjenik për dhjetra lloj produktesh që tregtohen aty. Ndërkohë janë vetë tregtarët që thonë se edhe pse çmimet janë krejt normale për periudhën në të cilën ndodhemi, fuqia blerëse ka rënë.
Sipas tyre, janë shumë faktor që kanë ndikuar në këtë drejtim që nga migrimi i Bulqizakëve e deri tek rënia e të ardhurave familjare.
Nëse në ditët e ardhshme çmimet e këtyre produkteve do të rriten, atëherë shitja do të bjerë akoma edhe më shumë.