Situata e qenëve endacakë në qytetin e Bulqizës jo vetëm që nuk është përmirësuar, por përkundrazi është përkeqësuar akoma më shumë. Kjo për faktin se qytetarët thonë se numri i qenëve të rrugës është shtuar akoma edhe më shumë, duke u kthyer një rrezik të madh për fëmijët dhe moshën e tretë.
Qytetarët shprehen gjithashtu, se veç agresionit që shfaqin, qent endacakë janë edhe të sëmurë duke rrezikuar transmetimin e ndonjë sëmundje tek njerëzit. Ata kërkojnë që Bashkia Bulqizë të ndërhyjë dhe të grumbullojë qent të cilët janë kthyer në makth të fëmijëve e të moshuarve.
Lëvizja e qenëve endacakë në Bulqizë bëhet në numër të madh, duke trembur kështu qytetarët e veçanërisht fëmijët.