Rritja e ndjeshme e temperaturave gjatë muajit Korrik ka shtuar numrin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin Bashkiak të Bulqizës. Mjekët e këtij spitali thonë se prej ditësh ka një fluks në rritje të grupmoshave të ndryshme që kërkojnë trajtim shëndetësor për shkak të simptomave që ju janë shfaqur. Fluksin më të lartë të pritjes së pacientëve të këtyre ditëve po e mban shërbimi i urgjencës. Mjekja Brunkita Rama thotë se më të prekur rezultojnë fëmijët dhe grupmoshat e treta si dhe ata me semundje kronike.

Ndërkohe mjekja Rama bën thirrje që prindërit të kenë kujdes me fëmijët,mos ti ekspozojnë në diell në pikun e vapës si dhe të hidratohet organizmi sa më shumë.