E njohur si Gjoca e Bllacës, vendi me shumë bukuri natyrore dhe me një pamje të mrekullueshëm për të kaluar një fundjave shplodhëse me shoqërinë ose familjen, këtë fundjavë është vizituar nga disa të rinj të cilët kanë piketuar shënjimin e shtegut turistik.
Kjo është një nismë e të rinjve e cila ka gjetur edhe mbështetjen e bashkisë, për të përmirësuar infrastrukturën e zonës dhe promovuar bukurinë natyrore të saj.
Postimi i Bashkisë së Bulqizës:
GjocaeBllacës – Shupenzë
Të bekuar me aq shumë bukuri e pasuri të natyrës, sa ditët e shumë viteve s’do të mjaftonin për t’i treguar të gjitha.
Miq të mirë që u bashkuan për shënjimin e shtegut turistik “Gjoca e Bllacës”.
Pak nga pak, të bashkuar në qëllimin e përbashkët për të përmirësuar infrastrukturën turistike dhe për të promovuar zonën tonë.
BulqizaJonë GjocaBlacës
ZbuloBulqizën ZbuloNatyrën