Vendi ynë është p[ërfshirë nga një valë e zjarreve të përhapura në shumë zona. Problematike mbeten disa masive pyjore në very apo jug të vendit ku me gjithë ndërhyrjen e instancave përkatëse nuk po arrihet të vihen nën kontroll. Por ndryshe situata paraqitet në Bashkinë e Bulqizës. Nënprefekti Avni Muliu thotë se kohët e fundit nuk ka patur asnjë vatër zjarri dhe kjo lidhet me ndërgjegjësimin e banorëve apo reagimin në kohë të autoriteteve përgjegjëse. Sipas tij, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit dëmet në ekonomitë pyjore kanë qenë gati të papërfillshme.
Nga ana tjëtër, Nënprefekti Avni Muliu ju bën apel banorëve të Bulqizës që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lejojnë që pasuria e tyre pyjore të shkatërrohet nga dashakeqës apo persona të papërgjegjshëm.