Në shumë fshatra të Bulqizës mjetet e proceseve bujqësore nuk shkojnë në çdo parcelë duke bërë që banorët të vijojnë traditën e punimit të tokës me kafshë apo me krah. I tillë është edhe fshati Shtushaj në Shupenzë të Bulqizës. Zeqir Dumani thotë se jo vetëm kostoja e lartë e punimeve, por edhe mungesa e mjeteve aggregate ka bërë që në këtë fshat tokat të punohen akoma me kafshë apo me krah. Zeqiri thotë gjithashtu se probleme ka patur edhe me farërat të cilat kanë rezoltuar jo cilësore. Për këto probleme, në këtë fshat pjesa më e madhe e tokave bujqësore janë lënë djerr. Ndonëse ky fshat është me parcela të sheshta, ato janë pothuajse të gjitha livadh.