Godinat shkollore të arsimit parauniveristar në Bashkinë Bulqizë janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të vitit të ri shkollor, që nis më 9 shtator. Sipas N/prefektit të Bulqizës, Avni Muliu, në të gjitha shkollat është bërë lyerja e godinave nga ndërmarrja e shërbimeve bashkiake, si dhe furnizimi me ujë të pijshëm e energji elektrike. Në disa godina shkollore që kanë patur nevojë për investime është bërë rikonstruksion i pjesshëm i tyre. Sipas Muliut të gjithë godinat shkollore tashmë janë gati për nisjen e vitit të ri shkollor 2024-2025:
N/prefekti i Bulqizës, Avni Muliu, shtoi gjithashtu se më problematike mbetet situata në tre shkolla të Arsimit Fillor, që janë në ambjente të godinave private, si në Ostren, Zerqan dhe Martanesh, ku po punohet nga Bashkia Bulqizë për rikonstruksionin e tyre, furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, në mënyrë që edhe këto mjedise të jenë të gatshme për pritjen e nxënësve për fillimin e vitit të ri shkollor.