Rritja e çmimit të naftës, siduket nuk do të ndikojë vetëm tek fermerët, por edhe ata që kryejnë shërbimet e punimit apo proceseve të tjera të tokës. Janë pikërisht këta që lajmërojnë mbylljen e mjeteve agregate, pasi nuk kanë kërkesë nga banorët për të punuar tokat, ndonëse ka hyrë koha e këtij procesi. Femi Doçi nga fshati Gjoricë i Bulqizës, shprehet se me rritjen e çmimit të naftës, fermerët nuk marrin guximin për punimin dhe mbjelljen e tokave të tyre, pasi kostoja e procesve shkon shumë e lartë. Në këto kushte, ai shprehet se edhe vetë nuk do të dalë në punë, pasi nuk mund të punojë nëse nuk merr lekët. Për Femi Doçin, fermerët po përballen edhe me çmime të tjera të larta siç janë ato të plehrave kimike bujqësore.
Nga ana tjetër, Femiu shprehet se nëse fermerët zgjedhin të mos punojnë tokën, atëherë familja e tij prej 6 anëtarësh do të mbetet pa të ardhura.