Me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës por edhe të shërbimeve të tjera, tashmë në vështirësi nuk janë vetëm familjet me të ardhura minimale që marrin nga ndihma ekonomike, por edhe ata që kanë të ardhura deri në 30 mijë lekë të rinjë në muaj. Qytetarët e Bulqizës shprehen se me këto rritje çmimesh, tashmë e kanë thuajse të pamundur të ushqehen apo të marrin medikamentet e nevojshme që i kanë prej vitesh. Jetesa më e vështirë është bërë për familjet me shumë anëtarë të cilët kanë një ose asnjë të punësuar, kryesisht në sektorin minerar.
Çmimet e produkteve të shportës po njohin vetëm rritje me gjithë tavanin që vendos bordi i transparencës.