Godina ambulatore në lagjen e re të qytetit të Bulqizës do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni total. Degradimi i ambjenteve të këtij objekti shëndetësor, ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të financojë rikonstruksionin total të saj për të ofruar kushte më të mira jo vetëm për personelin shëndetësor, por edhe për pacientët që do të marrin shërbim aty.
Këtë të enjte ka nisur lirimi i ambjenteve për t’i hapur rrugë firmës që do të rikonstruktojë godinën. Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë, Flamur Meta sëbashku me Kryebashkiakun Lefter Alla, inspektuan nga afër objektin. Meta tha se puna do të nisë menjëherë sapo të zhvendoset baza materiale e ambulancës në një ambjent tjetër.
Në këtë ambulancë marrin shërbim rreth 6 mijë qytetar të lagjes së re të Bulqizës.